Bota

Lufta në Ukrainë, Parlamenti Europian kërkon krijimin e një Gjykate Speciale për Rusinë

Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Evropian dhe nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të siguruar që Moska të sillet para drejtësisë për pushtimin rus të Ukrainës.

19 Janar 2023, 15:40 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë, Parlamenti Europian kërkon krijimin e një
Foto ilustruese

BRUKSEL- Asambleja e Bashkimit Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare që të mbështesin krijimin e një Gjykate Speciale për të gjykuar çdo krim lufte të agresionit nga Rusia në Ukrainë. Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Evropian dhe nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të siguruar që Moska të sillet para drejtësisë për pushtimin rus të Ukrainës.

Legjislativi i bëri thirrje BE-së “të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare… për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Thirrja erdhi pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha se gjykata e tij ishte në gjendje të trajtonte në mënyrë efektive krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Karim Khan në atë kohë u tërhoq kundër planit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të krijuar një gjykatë të tillë speciale.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) me bazë në Hagë ka nisur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – aktin e pushtimit të një vendi tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit që krijoi gjykatën.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit në Buchas deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë bombardimin e 16 marsit të një teatri në Mariupol. Një hetim i Associated Press zbuloi se deri më tani ka të ngjarë të ketë vrarë rreth 600 njerëz./AP

gjykate speciale per rusine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll