Bota

Çfarë po ndodh në Tiranë? 56-vjeçarja arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, e reja kapet me heroinë

Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 56-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

19 Janar 2023, 15:33 Nga I.A
Çfarë po ndodh në Tiranë? 56-vjeçarja arrestohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 26-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap me heroinë. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 56-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu teksa po punonë në çatinë e banesës së tij, një 41-vjeçar është dëmtuar. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen F. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Xh., si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale.
---
Më datë 18.01.2023, në rrugën "Halit Bega", duke punuar në çatinë e banesës së tij, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është dëmtuar, shtetasi E. H., 41 vjeç. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll