Bota

'Nuk besoj se është gjallë'/ Kremlini reagon pas deklaratës së bujshme të Zelenskyy-t

Kremlini ka reaguar duke thënë se Putin dhe Rusia do të ekzistojë dhe se presidenti ukrainas bën mirë ta pranojë këtë gjë

19 Janar 2023, 14:54 Nga a.l
'Nuk besoj se është gjallë'/ Kremlini reagon pas
Vladimir putin dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar pas deklaratës së bujshme të presidentit Volodymyr Zelenskyy i cili u shpreh sot në Davos se dyshon që presidenti Putin të jetë gjallë. Kremlini ka reaguar duke thënë se Putin dhe Rusia do të ekzistojë dhe se presidenti ukrainas bën mirë ta pranojë këtë gjë, shkruan CNN. 

'Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e vendit të tij”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Kohët e fundit, mediat kanë raportuar shpesh se presidenti rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Këto komente kanë ardhur pas shfaqjeve të tij në publik dhe veprimeve të dyshimta.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll