LIVE UPDATES
Bota

BE-ja nuk konsideron që Serbia i ka rinovuar targat KM

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth akuzave që kanë shkëmbyer Kosova dhe Serbia për mosrespektimin e marrëveshjes rreth targave, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

19 Janar 2023, 15:43 Nga I.A
BE-ja nuk konsideron që Serbia i ka rinovuar targat KM
Peter Stano

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën, edhe ashtu të brishtë, dhe që çfarëdo sqarimi rreth interpretimeve për marrëveshjen për targat ta adresojnë në kuadër të dialogut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth akuzave që kanë shkëmbyer Kosova dhe Serbia për mosrespektimin e marrëveshjes rreth targave, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

"BE-ja kërkon nga të gjitha palët që t'i respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet dhe aranzhimet e arritura më 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre", ka thënë Stano.

Me marrëveshjen e nëntorit, Kosova u ka dhënë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave me targa serbe që qarkullojnë në Kosovë, derisa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Më 18 janar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targa ilegale serbe KM, e që janë riregjistruar pas dhjetorit të vitit 2022.

Siç ka mësuar REL-i, bëhet fjalë për makina që janë regjistruar pas datës 7 dhjetor 2022, kur ka hyrë në fuqi dekreti i ri i Qeverisë serbe për veturat që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës, dhe të cilat janë të regjistruara në Serbi.

Duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Kosovën se po tenton të shkaktojë krizë dhe tensione të reja.

Stano e ka komentuar të enjten marrëveshjen e arritur në nëntor.

“Kjo do të thotë që Kosova të përmbahet nga çfarëdo veprimi ndaj atyre pronarëve që kanë targat KM dhe efektivisht të mbajë status quo-në derisa të mos arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme në dialog. Kjo, po ashtu, do të thotë që Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”.

“Ne, gjithashtu, kemi marrë parasysh vendimin e Serbisë, më 6 dhjetor 2022, që letrat ngjitëse të regjistrimit për targat KM nuk do të rinovohen. Ne kuptojmë se rinovimi i sigurimit dhe kontrolli teknik ka të bëjë me automjetin e jo me tabelat e regjistrimit, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet rinovim i tabelave të regjistrimit", ka thënë Stano.

“Por, gjithsesi, ne i ftojmë të gjitha palët që ta respektojnë marrëveshjen dhe të fokusohen në normalizimin e raporteve, sipas propozimit të BE-së, dhe çfarëdo pyetje rreth interpretimeve të asaj se çfarë është rënë dakord më 23 nëntor, të diskutohet përmes dialogut, e jo përmes veprimeve të pakoordinuara në terren, që mund ta destabilizojnë situatën edhe ashtu fragjile“, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Stano ka përmendur, po ashtu, se suksesi në dialogun mes dy palëve është thelbësor për rrugën e dy vendeve drejt integrimeve evropiane.

“Të dyja palët duhet t'i trajtojnë këto diskutime si prioritet”.

BE-ja, ndërkohë, ka konfirmuar se më 20 janar, përfaqësuesi i posaçëm evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë një vizitë të diplomatëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd. Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, si dhe një këshilltar të kryeministres italiane.

Qëllimi i vizitës, sipas burimeve evropiane, është përgatitja për mbajtjen e një takimi të ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Tash për tash, nuk ka asnjë konfirmim se kur do të mund të zhvillohej një takim i tillë. Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 21 nëntor.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Marrë nga REL

peter stano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj