Aktualitet

VIDEO/ Qytetari në Lezhë sfidon stuhinë me tabaka për të transportuar kafet

Ai sfidon vërshimin e ujit në rrugë për të transportuar me tabaka kafet e mëngjesit.

19 Janar 2023, 11:46 Nga I.A
VIDEO/ Qytetari në Lezhë sfidon stuhinë me tabaka për
Kamarieri

LEZHË- Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve të brendshme në qytetin e Lezhës. Në një video të publikuar nga Euronews, shihet një person shihet duke dalë nga ambientet e një lokali në Lezhë, me çizme dhe çadër. Ai sfidon vërshimin e ujit në rrugë për të transportuar me tabaka kafet e mëngjesit.

Si paraqitet situata deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll