Aktualitet

"Kufoma do të bëhemi, këtu do të vdesim"/ Banorët e Kërçishtit në protestë: Nuk i lejojmë të marrin ujin

Ata shprehen se do ta mbrojnë me çdo lloj mënyre ujin e fshatit pasi e gjithë jeta e tyre është e lidhur me të.

19 Janar 2023, 11:31 Nga a.l
"Kufoma do të bëhemi, këtu do të vdesim"/
Protesta në Dibër

DIBËR- Banorët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës kanë dalë sërish në protestë duke kundërshtuar marrjen e ujit të fshatit. Në mes të reshjeve të shiut, ata kanë protestuar sot sërish kundër vendimit të Bashkisë dhe firmës fituese për ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Maqellarë. Ata shprehen se do ta mbrojnë me çdo lloj mënyre ujin e fshatit pasi e gjithë jeta e tyre është e lidhur me të.

Nuk i lejojmë të marrin ujin tek ne, se me atë ujë vadisim e me atë mbahemi. Nuk ka shanse të na marrin ujin, kufoma do bëhëmi këtu do të vdesim. Kush vjen të marrë ujin një më një do virtemi me atë që kërkon të na marrë ujin. Ne kemi vendosur ujin me jetën, pa ujë nuk ka jetë e prandaj kemi vendosur të vdesim dhe ujin nuk e lëshojmë. Ta kenë të qartë, pa na vrarë pa na pushtuar nuk e marrin ujin. Dhe nëse na vrasin e na pushtojnë do ngrihemi lugat e prap ujin nuk do e japim. Nuk do të shkojmë as në votim”, tha një nga banorët.

Prej muajsh banorët e tre fshatrave në Dibër kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë për ndërtimin e ujësjellësit teksa janë shprehur të revoltuar se ata nuk kanë bërë asnjë marrëvëshje lidhur me këtë projekt. Ata më herët janë shprehur se prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim në këto fshatra, ndërsa tashmë nuk do u lejojnë atyre të marrin edhe ujin./ Dosja.al

banoret e dibres ne proteste

Sondazh

Poll