Bota

Alarm i kuq në Ukrainë, avionët rusë nisen nga Bjellorusia në Ukrainë

Mëngjesin e sotëm një sirenë e sulmit ajror u njoftua në të gjithë vendin.

19 Janar 2023, 12:51 Nga a.l
Alarm i kuq në Ukrainë, avionët rusë nisen nga Bjellorusia
Avionë ushtarakë

RUSI- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Ukrainë. Mëngjesin e sotëm një sirenë e sulmit ajror u njoftua në të gjithë vendin. Një media e pavarur monitoruese ushtarake bjelloruse, raporton se luftëtarët dhe një avion AWACS janë ngritur në Bjellorusi.

Një avion A-50 AWACS i Forcave Ajrore Ruse me numër regjistrimi RF-50608 u ngrit nga fusha ajrore Machulishchy në orën 09:58 pasuar nga dy avionë luftarakë të tjerë MiG-31K të Forcave Ajrore Ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

Që në mëngjes në Bjellorusi është shënuar një rritje e aktivitetit ajror, pasi ka nisur faza e dytë e stërvitjeve të përbashkëta taktike të fluturimit të Forcave të Armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll