Bota

Atentati ndaj kreut të LDK/ Abdixhiku: Nuk ndihem i rrezikuar

Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

19 Janar 2023, 12:18 Nga I.A
Atentati ndaj kreut të LDK/ Abdixhiku: Nuk ndihem i rrezikuar
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme. Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

lumir abdixhiku atentat ndaj lumir abdixhikut

Sondazh

Poll