Bota

Britania nën pushtetin e stuhive të dëborës/ Mbyllet aeroporti i Manchester-it, temperaturat arrijnë në -10 gradë

Me dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

19 Janar 2023, 11:53 Nga a.l
Britania nën pushtetin e stuhive të dëborës/ Mbyllet
moti i keq në Britani

BRITANI- Stuhitë e dëborës kanë pushtuar Britaninë e Madhe me temperatura që arrijnë deri në -10 gradë Celsius. Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, aeroporti i Manchesterit ka njoftuar se do të mbyllet dhe të gjitha fluturimet e planifikuara në këtë periudhë do të anulohen. Me dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

Paralajmërimet e motit për borë dhe akull janë në fuqi për katër pjesë të Mbretërisë së Bashkuar deri në mesditë të së enjtes, duke përfshirë Skocinë veriore dhe Ishujt Orkney, Irlandën Veriore dhe Anglinë veriperëndimore, Uellsin dhe pjesë të West Midlands./ Dosja.al

moti i keq ne britani

Sondazh

Poll