Bota

Çfarë po ndodh? Anija ruse futet në zonën ekomomike të SHBA-së

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat Roja Bregdetare e SHBA.

19 Janar 2023, 12:34 Nga a.l
Çfarë po ndodh? Anija ruse futet në zonën ekomomike
Anija ruse

BJELLORUSI- Një anije e cila dyshohet se i përket inteligjencës ruse është gjurmuar në brigjet e Havait. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat Roja Bregdetare e SHBA.

Në javët e fundit, Roja Bregdetare e SHBA ka vazhduar të monitorojë një anije ruse, që besohet të jetë një anije për mbledhjen e inteligjencës, në brigjet e Ishujve Havai”, tha Roja Bregdetare në një njoftim për shtyp .

Ndërsa zona në brigjet e Hawaii, e njohur si zona ekskluzive ekonomike e SHBA-së (EEZ), është e hapur për kalimin e anijeve ndërkombëtare, disa anije ushtarake të huaja dihet se qëndrojnë jashtë bregut.

"Anijet ushtarake me flamur të huaj shpesh janë vërejtur që veprojnë dhe bredhin brenda zonës së reagimit të Distriktit Katërmbëdhjetë të Rojës Bregdetare", u shpreh ai. 

Distrikti Katërmbëdhjetë patrullon zonën më të madhe të përgjegjësisë së Rojës Bregdetare, duke marrë 14 milionë kilometra katrorë tokë dhe det, me disa njësi të stacionuara në Haëaii dhe në Samoa Amerikane, Saipan, Guam, Prania ruse në brigjet e Amerikës së Veriut nuk është e pazakontë pasi disa anije janë parë gjatë viteve të fundit duke përfshirë një anije detare ruse pranë Alaskës shtatorin e kaluar. Një muaj më parë, NORAD zbuloi avionë rusë vëzhgimi që fluturonin në zonën e mbrojtjes së Alaskës. Marsin e kaluar, Presidenti Biden ndaloi anijet me flamur rus të hyjnë në çdo port amerikan pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll