Bota

Franca kundër reformave të Macron për pensionet, sindikatat thirrje për protesta masive

Shumë shkolla dhe shërbime të tjera publike janë mbyllur. Në aeroportin Orly në Paris, një në pesë fluturime janë anuluar.

19 Janar 2023, 11:16 Nga a.l
Franca kundër reformave të Macron për pensionet, sindikatat
Francë

FRANCË- Reformat e re pensioneve që parashikon të zbatojë presidenti Emannuel Macron, kanë shkaktuar revoltë nga sindikatat franceye të cilët kanë bërë thirrje për protestë masive ditën e sotme.

Projekt-ligji i ri që do të kalojë në parlament parashikon të rrisë moshën zyrtare në të cilën njerëzit mund të ndalojnë punën nga 62 në 64. Shërbimet e trenave ndërqytetare dhe të udhëtarëve janë ndërprerë. Shumë shkolla dhe shërbime të tjera publike janë mbyllur. Në aeroportin Orly në Paris, një në pesë fluturime janë anuluar.

Në metronë e Parisit vetëm dy linjat pa shofer funksionojnë normalisht. Demonstrata të mëdha me dhjetëra mijëra priten në Paris dhe qytete të tjera, ku policia do të jetë e pranishme në rast të dhunës nga sindikalistët, shkruan BBC.

Sipas propozimeve të përshkruara në fillim të këtij muaji nga kryeministrja Élisabeth Borne, nga viti 2027, njerëzit do të duhet të punojnë 43 vjet për t'u kualifikuar për një pension të plotë. Ky propoyim është përshëndetur nga qeveria si një masë jetike për të mbrojtur sistemin e pensioneve të ndarjes së Francës.

Reforma rezulton thellësisht jopopullore në publik - me 68% që thonë se janë kundër.  Të gjitha sindikatat e vendit - duke përfshirë të ashtuquajturat sindikata "reformiste" që qeveria kishte shpresuar t'i fitonte në anën e saj - e kanë dënuar masën, ashtu si edhe opozita e majtë dhe e djathtë në Asamblenë Kombëtare.

Për shkak se partia e tij e Rilindjes nuk ka shumicën në Kuvend, presidenti francez Emmanuel Macron do të detyrohet të mbështetet në propozimin e rreth 60 deputetëve të partisë konservatore republikane. Edhe pse në parim pro reformës së pensioneve, edhe disa prej tyre kanë paralajmëruar se mund të votojnë kundër./ Dosja.al

protesta ne france

Sondazh

Poll