Bota

Lajçak takim me kryediplomatin finlandez, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak ka zbuluar se fokusi i bisedimeve do të jetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 

19 Janar 2023, 11:45 Nga a.l
Lajçak takim me kryediplomatin finlandez, diskutime për dialogun
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në kuadër të Forumit Botëror të Ekonomisë (WEF), i cili po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me ministrin e Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto. Lajçak ka zbuluar se fokusi i bisedimeve do të jetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 

Finlanda ka histori në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka një interes të madh për të avancuar përpjekjet tona të Bashkimit Evropian. Si i tillë kam gjithmonë kënaqësi të diskutoj rolin e shtetit me Haavisto. Unë llogaris në iniciativat e vazhdueshme të Finlandës në mbështetje të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll