Bota

Horror në Indi/ Po festonin nga tarracat e shtëpisë, qindra indianë priten e gjakosen nga fijet e balonave, 130 të vdekur

Një dy-vjeçar ishte duke hipur me babanë e saj në një skuter në qytetin Bhavnagar kur fijet e balonave e kapën në qafë.

19 Janar 2023, 12:39 Nga a.l
Horror në Indi/ Po festonin nga tarracat e shtëpisë, qindra
Indi

INDI- Festivali i Balonave në Indi ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi 130 persona kanë mbetur të vdekur dhe 176 të tjerë të plagosur nga prerjet dhe rrëzimet gjatë fluturimit të balonave. 

Njerëzit u dyndën në tarraca dhe çati në një numër të madh për të parë festimet. Disa nga fijet e mprehta të balonave u ngatërruan rreth qafës së viktimave, duke i prerë fytin dhe duke i lënë ata të rrjedhin gjak deri në vdekje, shkruajnë mediat e huaja. 

Një dy-vjeçar ishte duke hipur me babanë e saj në një skuter në qytetin Bhavnagar kur fijet e balonave e kapën në qafë. Ajo vdiq të dielën pas trajtimit në një spital aty pranë./ Dosja.al

tragjedi ne indi

Sondazh

Poll