Aktualitet

ME VIDEO/ Roshi mbulohet me çadër pas daljes nga SPAK dhe ia ‘mbath’ me vrap nga gazetarët, pas e ndjekin operatorët me kamera në duar

Nuk ndalon para gazetarëve, por largohet me vrap.

19 Janar 2023, 11:26 Nga F.M
ME VIDEO/ Roshi mbulohet me çadër pas daljes nga SPAK dhe ia
Elvis Roshi

TIRANË- Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës është ‘arratisur me të katra’ nga gazetarët. Në momentin që ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gazetarët ishin bërë gati ta pyesnin Roshin mbi atë që kishte thënë përballë prokurorëve të posaçëm, por ish-kryebashkiaku nuk u tregua mirëkuptues.

Ai jo vetëm që nuk ndaloi, por me çadrën që mbante në dorë mbuloi fytyrën dhe u largua me vrap. Nga pas, e ndjekin operatorët e mediave me kamera në dorë.

 

elvis roshi ne spak elvis roshi

Sondazh

Poll