Aktualitet

Pse u thirr në SPAK?! Elvis Roshi merret në pyetje për tenderat e bashkisë Kavajë

Roshi është marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, pasi asokohe ka qenë ai personi që ka patur lidhjen kryesore me garat dhe tenderat që zhvilloheshin në këtë bashki.

19 Janar 2023, 11:12 Nga f.g
Pse u thirr në SPAK?! Elvis Roshi merret në pyetje për tenderat e
Elvis Roshi ne SPAK

TIRANE- Ish-Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion) pasi qëndroi më shumë se 60 minuta në ambientet e organit të akuzës.

Dosja mësoi se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për disa tendera të firmosur nga Roshi kur drejtonte bashkinë e Kavajës.

Roshi është marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, pasi asokohe ka qenë ai personi që ka patur lidhjen kryesore me garat dhe tenderat që zhvilloheshin në këtë bashki. Pasi ka dalë nga SPAK, Roshi nuk ka pranuar që të flasë për mediat./Dosja.al

elvis roshi elvis roshi ne spak

Sondazh

Poll