Aktualitet

" Do hash një banane, je si 14-vjeçare", arrestohet farmacisti që ngacmoi gruan që donte të abortonte

Roçit iu bë kamera e fshhetë dhe ai përfitoi nga situata duke e ngacmuar dhe seksualisht.

19 Janar 2023, 10:30 Nga F.M
" Do hash një banane, je si 14-vjeçare", arrestohet
Hysni Roçi

TIRANË- Hysni Roçi, 53 vjeç banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se arrestimi i 53-vjeçarit është realizuar një ditë pasi emisioni "Stop" publikoi pamjet ku Roçi shihej teksa shiste medikamente për abort, në shkelje të ligjit. Roçit iu bë kamera e fshhetë dhe ai përfitoi nga situata duke e ngacmuar dhe seksualisht. "Do hash një banane, qenke si 14-vjeçare,"- dëgjohej t'i thoshte Roçi gazetares. 

Njoftimi i policisë për arrestimin: 

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një shtetas (farmacist) që tregtonte barna të kontrabanduara, ju sqarojmë se: Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.
 Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin:

- H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

hysni roci policia e tiranes

Sondazh

Poll