Aktualitet

Moti i keq, Majlinda Angoni: Kanë rënë orteqe, rruga Qafë Thore është e bllokuar

Angoni ka deklaruar se deri më tani është situata e menaxhueshme, por akset Tamara në Vermosh dhe Boga-Qafë Thore, lëvizet me shumë vështirësi.

19 Janar 2023, 10:58 Nga I.A
Moti i keq, Majlinda Angoni: Kanë rënë orteqe, rruga Qafë
Majlinda Angoni

SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka reaguar për motin e keq që ka kapluar vendin. Gjatë një dalje për mediat, Angoni ka deklaruar se deri më tani është situata e menaxhueshme, por akset Tamara në Vermosh dhe Boga-Qafë Thore, lëvizet me shumë vështirësi. Po ashtu ka theksuar se përtej tuneleve ka dhe rënie ortekësh.

"Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impoakt edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyce. Jemi në menaxhim. Situatë të vështirë. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tuneleve, Qafë Thore digë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë," tha Angoni.

Si paraqitet situata deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al

majlinda angoni permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll