Aktualitet

Vendi mbërthehet nga moti i keq, SHMU: Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vijojnë, ja si do të jenë temperaturat

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë. 

19 Janar 2023, 11:06 Nga a.l
Vendi mbërthehet nga moti i keq, SHMU: Reshjet e shiut dhe të
moti

TIRANË- Sinoptikanët parashikojnë që vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë. 

NJOFTIMI NGA SHMU!

Për ditën e premte  vendi ynë do të  mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.

Në lartësin mbi 700-800 metra  reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa  në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll