Aktualitet

Zbardhen EMRAT! Të arrestuarit në Spanjë janë Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, si tentuan të vrisnin çiftin Paluca në Kamëz

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë.

19 Janar 2023, 10:42 Nga F.M

Zbardhen EMRAT! Të arrestuarit në Spanjë janë Edmir Vlashi

SPANJË- Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy shqiptarët e arrestuar nga Policia Spanjolle në Barcelonë, pasi akuzohen për atentatin e kryer ndaj Peng Palucës dhe bashkëshortes së tij tij, Antoneta, ngjarje e ndodhur më 7 gusht të vitit 2021 në Kamëz. 

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku (Ndoka), Edmir Vlashi (Marku) dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre, Nikoll e Marie Marku.

Plani për atentatin u zbulua krejt rastësisht pasi Policia u informua se çifti Marku dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja posedonin arsenal armësh. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e dy personave të cilët do të kryenin vrasjen. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika. Ata kishin ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa më datë 7 u nisën 'ekzekutorët'.

Çifti Marku dhe dhëndrri i tyre Mark Lamkja u vunë në pranga, ndërsa Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka u shpallën në kërkim.

 

preng paluca edmir vlashi hektor ndoka

Sondazh

Poll