Aktualitet

Merr flakë makina "Land Rover" në Vlorë, detajet e para

Shoferi ka pikasur tymin që dilte nga motorri dhe ka lajmëruar menjëherë zjarrfiksen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale.

19 Janar 2023, 10:41 Nga a.l
Merr flakë makina "Land Rover" në Vlorë, detajet e para
Vlorë

VLORË- Një automjet i llojit Land Rover ka marrë flakë në ecje në rrugën Transballkanike pranë paraburgimit të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa mjeti ka qenë në ecje. Shoferi ka pikasur tymin që dilte nga motorri dhe ka lajmëruar menjëherë zjarrfiksen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale.

Mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij në pjesën e motorit e cila është shkrumbuar totalisht. Nga incidenti, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz./ Dosja.al 

merr flake makina ne vlore

Sondazh

Poll