Aktualitet

"Përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjeri"/ Përmbytjet në Lezhë, shoferi: Nuk janë hapur kanalet

Ata çdo vit përballen me këto problematika pasi prej 10 vitesh kanalet nuk janë hapur. 

19 Janar 2023, 10:47 Nga a.l
"Përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjeri"/
Banori në Shkodër

LEZHË- Banorët e Lezhës shprehen të shqetësuar lidhur me situatën e motit në vend dhe bllokimin e rrugëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur prej tre ditësh. Ata shprehen se deri më tani nuk janë marrë masa për neutralizimin e situatës dhe se prej 10 vitesh kanalet nuk janë hapur, duke sjellë bllokim të rrugëve. 

Përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjë njeri, as kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia. Këtu duhet të ishin hapur kanalet. Janë mjetet kanë një javë në kokë të kanalit dhe nuk është hapur asnjëri. Po nuk u hap gryka e kanalit, vetëm mjete private kanë ardhur duke punuar. Janë bllokuar disa mjete. Ka të paktën 10 vite që nuk janë hapur kanalet”, tha një banor.

Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi në Lezhë ka shumë lëvizje kjo rrugë. Ka që në mëngjes që është bllokuar dhe nuk ka ardhur askush. Janë 20 kamiona që janë bllokuar. 10 makina kemi nxjerrë, 1 tjetër është deri në timon e mbuluar me ujë. Kjo situatë përsëritet shumë shpesh. I kemi telefonuar dhe s’ka ardhur askush”, tha një drejtues mjeti.


Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll