Aktualitet

"Prej një viti vazhdojmë të jemi në rrugë"/ Banorët e 5 Majit protestë para Bashkisë: Erdhën si kope te banesat tona

Sipas tyre dëmet që janë shkaktuar në banesa nuk kanë ardhur nga tërmeti, por se ato janë projektuar për tu shembur nga IMT-ja. 

19 Janar 2023, 10:17 Nga a.l
"Prej një viti vazhdojmë të jemi në rrugë"/
Banorët e 5 Majit

TIRANË- Banorët e 5 Majit kanë protestuar sot përballë Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar në banesat e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Njëri prej banorëve është shprehur se prej një viti ata vijojnë të jenë në rrugë, ndërsa askush nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre. Sipas tyre dëmet që janë shkaktuar në banesa nuk kanë ardhur nga tërmeti, por se ato janë projektuar për tu shembur nga IMT-ja. 

"Erdhën si kope te banesat tona. Në takimin me z. Maznikun na premtoi banesa të reja, dhe ajo që bëjnë këta është fakti se vetëm gënjejnë. Ata na shkatërruan shtëpinë dhe del kryetari i Bashkisë dhe gënjen sa herë na referon. Kemi shkuar edhe te Ministria por nuk na pret askush”, është shprehur njëri prej banorëve. 

"Sot dhe një vit ne nuk kemi asnjë përgjigje. Po të shkosh atje, gjen gërmadha dhe plehra që nuk kanë qenë asnjëherë atje. Nuk e kuptoj se gjithë këta banorë duhej të dilnim jashtë me 1000 forca policie që në 5 të mëngjesit. Dhe të gjithë ne marrim 200 mijë lekë të vjetra për qiratë për ata që kanë pasur letrat në rregul, por nuk e kuptoj se pse dolëm kur atje nuk ka filluar ndërtimi", është shprehur njëri prej tyre. 


Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve në zonën e ‘5 Majit’ nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë. Ata vijojnë protestat prej muajsh tashmë.

banoret e 5 majit

Sondazh

Poll