Aktualitet

Rrahu profesorin se i ngacmoi motrën seskualisht, lirohet 29-vjeçari

Prokurorja e Gjirokastrës Edlira Manelli e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi nuk i kishte shkaktuar dëme që mund t’i sillnin vdekjen mësuesit Kleanth Laçi.

19 Janar 2023, 10:02 Nga F.M
Rrahu profesorin se i ngacmoi motrën seskualisht, lirohet 29-vjeçari
Kleanth Laçi

TEPELENË- Albi Gumeni, 29-vjeçari, i cili dhunoi mësuesin Kleanth Laçi në Tepelenë, është liruar nga qelia. I riu rrahu profesorin Laçi pasi motra e tij, vetëm 13 vjeçe, i kishte thënë se e ngacmonte seksualisht. Prokurorja e Gjirokastrës Edlira Manelli e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi nuk i kishte shkaktuar dëme që mund t’i sillnin vdekjen mësuesit Kleanth Laçi. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur. 29-vjeçari pritet të vijojë bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e plotë të veprimit kriminal të mësuesit ndaj motrës.

I riu ndaloi profesorin dhe bashkë me dy miqtë e tij e ftuan 'për kafe' dhe e morën në makinë. Më pas e larguan nga qyteti dhe e dhunuan.  Pas rrahjes, Gumeni u vetëdorëzua vetëm para dy ditësh, duke pranuar dhunimin e 59-vjeçarit dhe deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte se mësuesi i fizkulturës i kishte ngacmuar seksualisht motrën 13-vjeçare. Pas kësaj dëshmie të tij, policia ka arrestuar mësuesin e shkollës 9-vjeçare dhe ka nisur procedimet penale kundër tij.

kleanth laci albi gumeni

Sondazh

Poll