Aktualitet

Rënie gurësh e orteqesh, ARRSH tregon situatën në akset kryesore: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

19 Janar 2023, 09:56 Nga F.M
Rënie gurësh e orteqesh, ARRSH tregon situatën në akset
Dëborë

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhjeve të aksese rrugore që janë të bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës. Në njoftim bëhet me dije se në Bajram Curri-Fierzë k pasur rënie gurësh. Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh.

Njoftimi:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll