Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 32-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt vendit fqinj

Është akuzuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

19 Janar 2023, 09:23 Nga F.M
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 32-vjeçari
Policia e Durrësit

DURRËS- Amarildo Luca, 32 vjeç, banues në Durrës është vënë në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Punë lokalizuese dhe policore për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

-A. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

amarildo luca policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2023, 23:28 k.m.

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e b&eu...