Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata 'zbut' masën për dy ish-zv/drejtorët Nushi e Palla, i lë në 'detyrim paraqitje'

Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, akuzohen dhe janë marë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Deklarimit të rremë para oficerit".

19 Janar 2023, 10:00 Nga F.M
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata 'zbut' masën për dy
Pjerin Xhuvani, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla

DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka zbutur masën e sigurisë për ish-zv/drejtorin e Policisë Elbasan, Albert Nushi. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se nga qëndrimi në "Arrest shtëpie", gjyqtari Markelian Koça ka vendosur masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" ndaj Nushit. Të njëjtën masë ka vendosur gjykata edhe për ish-zv/drejtorin tjetër të policisë Elbasan, Nikollaq Palla.

Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, akuzohen dhe janë marë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Deklarimit të rremë para oficerit". Sipas pamjeve filmike të sekuestruara nëngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur së bashku dyerve të makinës "Range Rover", duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e përdorimit të armëve nga  Arbër Paplekaj që akuzohet për vrasjen e Ojerin Xhuvanit.

Në seancën e radhës që është caktuar më 22 janar, pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve. Është një listë e gjatë me 68 emra që prokuroria i ka thirrur për të dëshmuar ne gjyq, e ku mungojnë edhe emrat e politikaneve të dy kaheve politike, por nuk është Gazment Bardhi, i cili ishte shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

pjerin xhuvani arber paplekaj nikollaq palla albert nushi

Sondazh

Poll