Aktualitet

Shirat e dendur në Shkodër, shkon në 1000 hektarë toka e përmbytur, kërkohet mjet ushtrie në Obot

Në njësinë administrative Dajç kanë mbetur pa energji fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç. Probleme me energjinë raportohen dhe në pjesën më të madhe të Njësisë Administrative Velipojë.

19 Janar 2023, 09:36 Nga F.M
Shirat e dendur në Shkodër, shkon në 1000 hektarë toka e
Përmbytje

SHKODËR- Rritet sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë përmbytur 1000 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Në njësinë administrative Dajç kanë mbetur pa energji fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç. Probleme me energjinë raportohen dhe në pjesën më të madhe të Njësisë Administrative Velipojë.

Pa energji elektrike ka mbetur dhe fshati Obot. Ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me katër forca ushtarake.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m ). Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me njeë rritje prej 23 cm me orën 19.00 të dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m).

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2023, 23:28 k.m.

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e b&eu...