Aktualitet

Del nga shtrati lumi Vjosa në Urën e Mifolit në Vlorë

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme.

19 Janar 2023, 09:48 Nga F.M
Del nga shtrati lumi Vjosa në Urën e Mifolit në Vlorë
Ura e Mifolit

VLORË- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Urën e Mifolit në Vlorë. Mësohet se uji ka vërshuar në toka e banesa duke përmbytur dhjetëra hektarë sipërfaqe. Në disa prej shtëoive raportohet të ketë sasi uji. Pritet që në jëtë zonë të shkojë një ekip emergjencash për tu ardhur në ndihmë banorëve. 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.

lumi vjosa ura e mifolit permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2023, 23:28 k.m.

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e b&eu...