Aktualitet

Moti i keq s'lejon daljen e anijeve në det, shtyhet nisja e trageteve drejt Barit

Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit. 

19 Janar 2023, 08:57 Nga F.M
Moti i keq s'lejon daljen e anijeve në det, shtyhet nisja e trageteve
Porti i Durrësit

DURRËS- Moti i keq ka bërë që të pengohet lundrimi i anijeve. Anijet e vogla dhe peshkarexhat nuk lejohet të dalin në det. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme drejt Barit, nuk kanë realizuar dot nisjen. Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit. 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2023, 23:28 k.m.

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e b&eu...