Aktualitet

VIDEO/ Lezha e përmbytur, reshjet e dendura përmbytin lagjet, uji vërshon në hyrje pallatesh dhe shkolla, nxënësit s'futen dot në klasa

Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe në oborret e shkollave. Kjo gjë pengon dhe futjen e nxënësve në klasa. 

19 Janar 2023, 09:02 Nga F.M
VIDEO/ Lezha e përmbytur, reshjet e dendura përmbytin lagjet, uji
Shkolla

LEZHË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, një zonat më të prekura nga moti i keq në vend. Siç shihet dhe në video, reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa lagje në këtë qytet. Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe në oborret e shkollave. Kjo gjë pengon dhe futjen e nxënësve në klasa. 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2023, 23:28 k.m.

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e b&eu...