Politike

FOTOLAJM- Në Kushtetuese po i gjykohet mandati, Xhaçka për "cocktail" në Presidencë, aty 'shfaqet' edhe Basha

Por në seancën e sotme, Xhaçka duket se nuk ka marrë pjesë, për shkak të axhendës së saj. Në një kohë që i rrezikohet mandati i deputetes, Xhaçka është shfaqur në krah të presidentit Bajram Begaj.

18 Janar 2023, 19:44 Nga k.m.
FOTOLAJM- Në Kushtetuese po i gjykohet mandati, Xhaçka për
Pamje nga mbrëmja në Presidencë

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot padinë e ngritur ndaj ministres së punëve të Jashtme dhe Europës, Olta Xhaçka, e ka kërkuar 30 ditë kohë për vendimin. Por në seancën e sotme, Xhaçka duket se nuk ka marrë pjesë, për shkak të axhendës së saj. Në një kohë që i rrezikohet mandati i deputetes, Xhaçka është shfaqur në krah të presidentit Bajram Begaj.

FOTOLAJM- Në Kushtetuese po i gjykohet mandati, Xhaçka për

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të sjella nga Dosja.al, Xhaçka qëndron pranë zonjës së parë, Armandën, në një takim me trupën diplomatike në Shqipëri. Por nuk ka qenë vetëm, pasi në sallë është pikasur edhe Tritan Shehu dhe Lulzim Basha, të dy deputetë të Partisë Demokratike, veçse me qëndrime kundërshtare me njëri-tjetrin.

Pse po gjykohet Xhaçka në Kushtetuese?

Sot Kushtetuesja shqyrtoi dy paditë e bëra nga të dyja grupet e Partisë Demokratike. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vetë, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.

Deri më tani, nga parashtrimet, Xhaçka po përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës. Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

olta xhacka mandati i xhackes

Sondazh

Poll