Politike

Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit, Vjero: Nuk patëm kontestime. Çupi: Kemi dëmtuar fermerët

Nga ana tjetër zv.ministre e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka deklaruar se fillimisht kur u vendosën këto taska nuk kanë pasu kontestime nga asnjë.  

18 Janar 2023, 16:01 Nga I.A
Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit, Vjero: Nuk
Komisioni

TIRANË- Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit është kthyer në debat ditën e sotme në Kosimisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës kanë deklaruar se taksa e hirrës dhe kremit të qumshtit, nuk duhej vendosur fare pasi dëmton shumë fermerët. Nga ana tjetër zv.ministre e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka deklaruar se fillimisht kur u vendosën këto taska nuk kanë pasur kontestime nga asnjë.  

Pjesë nga debati:

Vasilika Vjero: Në këto dy produktet kur i vendosëm taksën në 2021, nuk patëm kontestime. Më tutje na u shfaqën dhe konstestimet e komunitetit të biznesit.

Fatmir Xhafaj: Nuk e dinte ministria më herët këtë vlerë, tani e mësoj? Një lloj revolte që ndjeva për këtë gjë. Po përse nuk i pyetët më parë grupet e interesit? Mund t’i kërkoni ndjesë? 

Dhurata Çupi: Vetëm vitin e parë u rënduan konsumatorët me taksa deri në 200 milionë dollarë. Në 2016 taksat vendore i dyfishuat. Prandaj kemi shqiptarë që ikin… Sot hiqni taksën e hirrës, pasi shqiptarët nuk prodhojnë dot as hirr.

Oerd Bylykbashi: Ky diskutim, vjen pikërisht sot, kur bordi transparencës, pa transparence rriti prapë çmimin e karburantit, por parlamenti po i ul kostot duke hequr taksën e hirrës.

vasilika vjero fatmir xhafaj dhurata Çupi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll