18 Janar 2023, 17:39
Nga k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të heqë mandatin e kryediplomates së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në fjalën e tij jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese, Bylykbashi tha se instutucioni ka vendosur edhe më parë standarde të qarta për pushtetarët që përfitojnë nga pozita e tyre. Ndërsa shtoi se mosgjykimi i ministres së Jashtme do të shënonte një hap pas.
"Kushtetuta ka një predispozitë shumë të qartë në mbrojtje të interesit publik. Asnjë prej deputetrëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Pasoja është humbja e mandatit të deputetit. Kushtetuesja e ka vendosur standardin për dy deputetë që kanë pasur përfitime shumë herë më të vogla se aq duke humbur mandatin. Është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të parandaluar që deputetët të ushtrojnë pushtetin për t'u pasuruar në dëm të publikut. Precedenti është vendosur, nëse sot do të bjerë ky precedent, do të zhbëjë pikën 3 të nenit. Të 140 bashkëshortët e deputetëve dhe ministrave do të ushtrojnë përmes kamuflimit që të hyjnë të varfër dhe të dalin të pasur. është detyra dhe nderi që të mbrohet interesi publik. Gardiani i fundit është Gjykata Kushtetuese,"-tha ndër të tjera Bylykbashi.
Deri më tani, Kushtetuesja ka shqyrtuar padinë e parë dhe ka kërkuar 30 ditë kohë për vendimin. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike./Dosja.al
oerd bylykbashi mandati i xhackes
Politike
18 Janar 2023, 17:32
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për të mar...
Politike
18 Janar 2023, 16:24
k.m.
Genc Çifligu, në komision hetimor
TIRANË- Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat p...
Politike
18 Janar 2023, 16:01
I.A
Komisioni
TIRANË- Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit është kthyer në debat ditën e sotme në Kosimisio...
Politike
18 Janar 2023, 15:52
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Tërmeti i rënë tre ditë më parë në Klos ka bërë që deputetet e opozit&eu...
Politike
18 Janar 2023, 15:57
A.B
Edi Rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës, aty ku ka marrë pjesë në Forumin Ekon...
Politike
18 Janar 2023, 15:55
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Bashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në për...
Politike
18 Janar 2023, 15:34
Vijon seanca në Kushtetuese për Olta Xhaçkën, përfaqësuesi i Kuvendit: Nuk argumentohen veprime fitimprurëse...
Politike
18 Janar 2023, 15:14
Skënder Gjinushi
TIRANË- Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shken...
Politike
18 Janar 2023, 15:10
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kundërshtuar propozimin e deputetes Jorisa Tabaku lidhur me i...
Politike
18 Janar 2023, 14:56
F.M
Dashamir Shehi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është shprehur se dhënia e koncensioneve pa pasur një l...