18 Janar 2023, 19:30
Nga k.m.
Edi Rama
Jo të gjithë shqiptarët e mipkritën urdhrin e kryeministrit Edi Rama që nxënësit në shkollat publike të këndojnë himnin kombëtar në një farë ceremonie një herë në javë.
Një nga kritikët e cilësoi atë si “nacionalizëm idiotesk” ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të përpjekjeve të Ramës për të përdorur politikë nacionaliste në një kohë kur qeverisja e tij është nën akuza për korrupsion masiv. Rama, i cili ka flirtuar me nacionalizmin edhe më herët që kur mori pushtetin pothuajse një dekadë më parë, përdori 17 janarin, përvjetorin e pesëqind e pesëdhjetë e pestë të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu për të bërë njoftimin.
“Mirëmëngjesi dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook ndërsa publikoi një video që paraqet disa fëmijë me uniforma duke kënduar himnin.
Lea Ypi, një shqiptare profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës, e cilësoi iniciativën një “nacionalizëm idiotesk”.
“Dukshëm ajo që bota ka nevojë tani është më shumë nacionalizëm idiotesk,” komentoi ajo në Twitter.
“Ajo që duhet të bëhet me detyrim në shkolla është edukimi feminist dhe mjedisor, jo nacionalist,” shkroi Gresa Hasa, një aktiviste e të drejtave të njeriut në Tiranë.
Skënderbeu vdiq në vitin 1468 pas një jete të kaluar në luftëra, kryesisht kundër Perandorisë Osmane. Legjenda e tij frymëzoi nacionalizmin shqiptar që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë. Gjatë epokës komuniste, kulti i tij u zhvillua më tutje. Dokumente historike tregojnë se si propagandistët e epokës komuniste lavdëronin Skënderbeun si një shabllon për krijimin e kultit të diktatorit komunist Enver Hoxha. Akademia e Shkencave të vendit vinte në dukje mosmarrëveshjet e Skënderbeut me Vatikanin për ta paraqitur atë si një figurë jofetare, në një kohë kur regjimi komunist nxorri fenë jashtë ligji dhe burgosi apo vrau pothuajse të gjithë trupën e priftërinjve katolikë të vendit.
Në kohën e komunizmit fëmijët në Shqipëri nxiteshin të futeshin në organizata rinore të quajtura: Yllkat, Fatosët dhe Pionierët, të ngjashme këto me organizatat fashiste balilët dhe këmishëzinjtë, si forma të indoktrinimit nacional-komunist, me uniforma të përcaktuara qartë dhe ceremoni të karakterit ushtarak.
Rama, i cili ka kultivuar pamjen e një udhëheqësi të moshuar me një mjekër të bardhë dhe të shkujdesur tashmë prej disa vitesh, është lavdëruar nga një nga ministret e tij si “Skënderbeu i ri”. Një kryebashkiak është dëgjuar disa herë t’i drejtohet atij me titullin Komandant, termi që është përdorur për diktatorin Hoxha, duke ngritur shqetësimin e rikthimit të kultit të personalitetit në politikën e vendit./BIRN
edi rama
Politike
18 Janar 2023, 19:02
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak nga fushata e socialistëve për 14 majin, ku u shpreh i ...
Politike
18 Janar 2023, 18:44
A.B
Edi Rama dhe Mathias Cormann
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Or...
Politike
18 Janar 2023, 17:39
k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të heqë mandatin e ...
Politike
18 Janar 2023, 17:32
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për të mar...
Politike
18 Janar 2023, 16:24
k.m.
Genc Çifligu, në komision hetimor
TIRANË- Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat p...
Politike
18 Janar 2023, 16:01
I.A
Komisioni
TIRANË- Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit është kthyer në debat ditën e sotme në Kosimisio...
Politike
18 Janar 2023, 15:52
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Tërmeti i rënë tre ditë më parë në Klos ka bërë që deputetet e opozit&eu...
Politike
18 Janar 2023, 15:57
A.B
Edi Rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës, aty ku ka marrë pjesë në Forumin Ekon...
Politike
18 Janar 2023, 15:55
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Bashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në për...
Politike
18 Janar 2023, 15:34
Vijon seanca në Kushtetuese për Olta Xhaçkën, përfaqësuesi i Kuvendit: Nuk argumentohen veprime fitimprurëse...