Politike

Tërmeti në Klos, Çupi: Çfarë masash keni marrë? Mara: Kemi evakuuar gjithë banorët

Por nga ana tjetër deputetja socialiste Aurora Mara ka theksuar se prupi i punës ndodhet në terren dhe po punojnë të me gjithë banorët që kanë hasur probleme.

18 Janar 2023, 15:52 Nga I.A
Tërmeti në Klos, Çupi: Çfarë masash keni
Dhurata Çupi

TIRANË- Tërmeti i rënë tre ditë më parë në Klos ka bërë që deputetet e opozitës dhe mazhorancës të përplasen në Komisionin e Ligjeve. Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka ngritur shqetësimin për banorët e prekur nga tërmeti, duke kërkuar që të jepen të dhëna për stuatën e tyre. Por nga ana tjetër deputetja socialiste Aurora Mara ka theksuar se prupi i punës ndodhet në terren dhe po punojnë të me gjithë banorët që kanë hasur probleme. Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ka shtuar se është një fond prej mbi 4 miliardë lekë për këto raste.

Pjesë nga debatet:

Çupi: Këtu në komisionin e ligjeve mbrojmë interesat e atyre që na kanë votuar. Dy deputetë jemi që përfaqësojmë Dibrën. Qarku Dibër ka katër ditë i goditur nga tërmeti. Vetëm dy ditët e fundit kanë rënë rreth 200 tërmete në Klos e Bulqizë. Janë shkatërruar me 10-tra shtëpi, shtuar këtu dhe shtëpitë e dëmtuara apo shkatërruara në 2019-ën. Një pallat i shkatërruar në Bulqizë, komplet I shkatërruar ka mbetur aty dhe pa asnjë lëvizje për të ndërhyrë. Zona me mot të ashpër dhe banorët janë jashtë shtëpive. Çfarë masash janë marrë për zonën në fjalë? Ne s’mund ta kalojmë në këtë formë situatën. Diskutim që s’duhet të nda ndajë politikisht, kemi të njëjtin interes. Sot duhet të ngremë zërin për një çështje shumë jetike, për një çështje shumë të prekshme këtë vit. Në Bulqizë të paktën në tërmetin e fundit kanë mbetur shumë persona jashtë banesave. Ministria e Financave të na japi një informacion të detajuar se çfarë po bëhet për banorët atje?

Bushka: Ministria e Financave nuk është autoriteti përgjegjës për këtë çështje. Mund të diskutohet, edhe pse nuk është çështje në rendin e ditës. Unë kam komunikuar me deputet e zonës së Dibrës të PS. Zv kryeministrja Balluku më bëri me dije se grupet e emergjencës kanë qenë në gatishmëri. Është dhënë urdhër për të bërë vlerësimin e dëmeve. E kuptoj sensibilitetin tuaj. Kjo çështje na bashkon.

 Çupi: Sa është buxheti për ato zona sot? Është e padenjë kjo që bëni? Merrni mikrofonin e përgjigjeni për ministrinë e Financave.

 Bushka: Jo nuk bëhet kështu si bëhet ju, kam informacion më të gjerë se ju dhe po ja u jap dhe juve dhe publikut

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Po çfarë është kjo, ju sillni këtu informacione që keni komunikuar në telefon.

Bushka: Informacioni i saktë nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e infrastrukturës përgjigjet. Ministria e Ekonomisë merret në momentin e dytë.

Mara: E vlerësoi ndjeshmërinë e zonjës Çupi. Jemi të gjithë sensitivë kundrejt këtij fenomeni. Janë mbledhur shtabi emergjencës civile, zv kryeministrja në terren, grupi I punës në terren, familjet u evakuuan nga shtëpiat me rrezikshmëri. Unë non stop në kontakt, grupet non stop në terren.

Ministria e Financave: Fondi prej mbi 4 miliardë lekë, që detajohet sipas rastit.

dhurata Çupi aurora mara

Sondazh

Poll