Politike

VIDEO- Rama takon 2 shqiptarët në Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën!

Rama thotë se në Zvicër nuk ka shqiptarë vetëm në futboll por edhe në ushtrinë zviceriane. 

18 Janar 2023, 15:57 Nga A.B
VIDEO- Rama takon 2 shqiptarët në Davos: Ju prezantoj me shqipet
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës, aty ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë qëndrimit atje, ai është takuar me dy shqiptarë. Këtë moment, kreu i Qeverisë shqiptare nuk e la pa dokumentuar. Teksa prezanton dy shqiptarët, Rama thotë se në Zvicër nuk ka vetëm shqiptarë në futboll por ka dhe në ushtrinë zviceriane. 

'Me shqipet në mbrojtje të Zvicrës'- shkruan Rama përkrah videos së ndarë në profilin e tij 'Instagram'.

BISEDA:

Rama: Nuk është vetëm kombëtarja zvicerane është edhe ushtria zvicerane.
Qytetarët: Unë jam Florimi dhe vij nga Kosova unë jam Bujari Nga Presheva!
Rama: Urdhëro ja kush e mbron Zvicrën! Përshëndetja nga Davosi.

edi rama rama ne zvicer

Sondazh

Poll