Politike

'Po mbron ministren'/ Zhupa akuzon sërish Açkën, përplaset live me Petro Koçin: Nuk do dëgjojmë leksione pleqsh

Gjatë lidhjes LIVE, deputetja u përplas edhe me nënkryetarin socialist të komisionit, Petro Koçi, për të cilin tha se jep leksione pleqsh.

18 Janar 2023, 14:28 Nga A.B
'Po mbron ministren'/ Zhupa akuzon sërish Açkën,
Ina Zhupa dhe Petro Koçi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish ditën e sotme kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açkën. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në 'News24', ajo u shpreh se Açka ka bashkuar votat me qeverinë për të mos thirrur në seancë ministren e Kulturës Elva Margariti. Gjatë lidhjes LIVE, deputetja u përplas edhe me nënkryetarin socialist të komisionit, Petro Koçi, për të cilin tha se jep leksione pleqsh.

BISEDA MES TYRE:

Pyetja: Pse këto tone të ashpra me Açkën?

Ina Zhupa: Betejën unë e kam me maxhorancën, jam votuar për ti kërkuar llogari maxhorancës. Nuk po kërkoja asgjë më shumë se ajo që kërkoj nga nëntori i kaluar. Kam kërkuar të thirret Margariti për çështjet e trashëgimisë kulturore. Nga nëntori jemi në fund të janarit dhe sa herë parashikohet një seancë me Elva Margaritin ndodh njësoj.

Pyetja: Açka duhet të japë informacion pse nuk paraqitet Margariti?

Ina Zhupa: Unë nuk ia ndaloj dot askujt që ta mbrojë ministren dhe të bashkojë votat me Petro Koçin. Kjo është puna e Edi Ramës për të penguar opozitën të ushtrojë rolin e saj kontrollues dhe llogaridhënës. Ne jemi aty për të kërkuar llogari. Nëse na cënohet koha, na vendosen limite, fakti që Petro Koçi është investuar për të mbrojtur mosardhjen e minsitres në komision, dhe ka bashkuar votat me një pjesë të deputetëve të opozitës, tregon qëllimin e vërtetë.

Petro Koçi: Mos na jep leksione parlamentarizmi.

Ina Zhupa: Edhe leksione pleqsh nuk do të dëgjojmë.

Petro Koçi: Kjo nuk ka lidhje me marrjen në mbrojtje të ministres. Janë nonsesne të pahijshme. Komisioni merr vendime dhe thërret ministrin.

Ina Zhupa: E kërkojmë që në nëntor. Edhe ministri i Kinës do kishte ardhur. Nga nëntori në Shkurt ministri i Kulturës së Kinës do kishte gjetur një biletë dhe do kishte ardhur. Ndërsa Elva Margariri nuk e gjente dot kohën.

ina zhupa petro koci flutura acka

Sondazh

Poll