Politike

“Droni u ngrit dhe mbrëmë natën”/ Kryemadhi nxjerr VIDEON: Mafia vazhdon dhe gropos plehrat në Sharrë

Kryemadhi thekson se mbrëmë një dron ka filmuar se çfarë bëhet me inceneratorin e Tiranës.

18 Janar 2023, 14:54 Nga A.B
“Droni u ngrit dhe mbrëmë natën”/ Kryemadhi nxjerr
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë publike ditën e sotme një video që lidhet me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Përmes një video, Kryemadhi thekson se mbrëmë një dron ka filmuar se çfarë bëhet në këtë incenerator, ku thekson se aty plehrat nuk përpunohen por groposen.

“Vëmendje! Droni u ngrit dhe mbrëmë natën. Mafia e plehrave vazhdon dhe gropos plehrat në Sharrë. 54 mln euro ka paguar Veliaj nga paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve për këtë incenerator. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo minutë e çdo sekondë nga xhepat e tyre për të mbushur llogaritë bankare të Erion Veliajt dhe të oligarkëve”, thotë Kryemadhi.


“Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë! Paguajmë 29 Euro/Ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj. #fyp #tiktok”, shkruhet përkrah videos së postuar në rrjetin social 'Tik Tok'.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll