18 Janar 2023, 15:14
Nga DOSJA
Skënder Gjinushi
TIRANË- Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tanishëm. Një grup deputetësh kanë propozuar ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 11, në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”. Me ndryshimin e propozuar, pika 10 e nenit 11 bëhet, “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate”, ku siç shihet është hequr togfjalëshi, por jo radhazi”.
Ligji i miratuar vetëm 4 vite më parë ndryshon tepër shpejt, ndonëse i parapriu gjithë zhurmës mbi nevojën për një reformë, dhe kritikave të shumta, për kryetarë e zgjedhje farsë çka çoi drejt penalizimit deri edhe në buxhetet shtetërore në institucionin. E megjithatë, vetëm 4 vite më pas, kthehemi të besojmë se kryetari duhet të ketë dy mandate radhazi.
Kur Skënder Gjinushi u zgjodh për të drejtuar Akademinë e Shkencave në vitin 2019, ardhja e tij në krye të institucionit më të rëndësishëm të shkencës, pasoi një kohë të gjatë debati e akuzash nga ana e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e cilësonte akademinë, një godinë vakish, që hapej vetëm për ceremoni mortore çka e bënte sipas tij, Çabejn të rrotullohej në varr. Përplasja e qeverisë me institucionin shkencor, qe nxitur nga rrokada mes Muzafer Korkutit dhe Gudar Beqirajt në pozicione drejtuese. Me marrjen e Akademisë nga Gjinushi, ish ministër nën Ramiz Alinë, ish aleati i Ramës që la partinë për akademinë, Kryeministri i vendit, hapi thesin e fondeve dhe u rikthye të besojë se nën lidershipin e Gjinushit, “dikush i asaj kohe akademike mund të garantojë këtë kohë”.
Ndryshimet ligjore që u bënë pikërisht për të shmangur rrokadën duket po zhbëhen për të sjellë jetëgjatësinë e një drejtuesi në një post.
Marrë nga BW
skender gjinushi
ligji per akademine 2019
akademia e shkencave propozim 1
akademiaa propozim 3
Politike
18 Janar 2023, 15:10
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kundërshtuar propozimin e deputetes Jorisa Tabaku lidhur me i...
Politike
18 Janar 2023, 14:56
F.M
Dashamir Shehi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është shprehur se dhënia e koncensioneve pa pasur një l...
Politike
18 Janar 2023, 14:54
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë publike ditën e sotme një video q&...
Politike
18 Janar 2023, 14:28
A.B
Ina Zhupa dhe Petro Koçi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish ditën e sotme kryetaren e Komision...
Politike
18 Janar 2023, 13:29
F.M
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Është mbyllur seanca e parë në Gjyaktën Kushtetuese ku po shqyrtohen paditë e Partisë D...
Politike
18 Janar 2023, 12:16
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se denoncimi i bërë publik dje nga Partia e Liris&e...
Politike
18 Janar 2023, 12:12
f.g
Olta Xhacka
TIRANE- Përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Erind Mërkuri ka marrë në mbrojtje ministren Olta Xha&cc...
Politike
18 Janar 2023, 11:39
F.M
Spitali i Elbasanit
ELBASAN- Të gjitha operacionet në spitalin e Elbasanit janë anuluar. Denoncimi është bërë nga depute...
Politike
18 Janar 2023, 11:17
F.M
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se duhet t'i jepet fund statusit të investitorit strategjik p...
Politike
18 Janar 2023, 10:47
F.M
Marash Logu
TIRANË- Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të detyroj&...