Politike

Mbyllet seanca për mandatin e Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese kërkon 30 ditë kohë për të vendosur

Përfaqësuesja e Kuvendit pretendon se kërkesa e Partisë Demokratike nuk ka përmbushur as kriteret formale që duhen. 

18 Janar 2023, 13:29 Nga F.M
Mbyllet seanca për mandatin e  Olta Xhaçkës, Gjykata
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Është mbyllur seanca e parë në Gjyaktën Kushtetuese ku po shqyrtohen paditë e Partisë Demokratike lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në fund të diskutimeve, trupi gjykues është tërhequr dhe ka dalë me vendimin se i duhen 30 ditë kohë për të vendosur. 

Seanca nisi në orën 10:00. Përfaqësuesi i PD-së, Marsh Logu ka kërkuar që GJK të detyrojë Kuvendin që ta xxojë në gjyq mandatin e Xhaçkës, ndërsa pala tjetër kundërshton. Përfaqësuesja e Kuvendit pretendon se kërkesa e Partisë Demokratike nuk ka përmbushur as kriteret formale që duhen. 

Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vetë, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.

Deri më tani, nga parashtrimet, Xhaçka po përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës. Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

olta xhacka gjykata kushtetuese mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll