Politike

Kuvendi mbron Xhaçkën në Kushtetuese, Mërkuri: Të rrëzohet kërkesa, veprimet e familjarëve nuk përfshihen te deputeti

Në seancë, Mërkuri tha se Kuvendi do të kërkojë rrëzimin e kërkesës së pasi veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen tek veprimet e deputetit.

18 Janar 2023, 12:12 Nga f.g
Kuvendi mbron Xhaçkën në Kushtetuese, Mërkuri: Të
Olta Xhacka

TIRANE- Përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Erind Mërkuri ka marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçka në seancën që është zhvilluar sot në Gjykatën Kushtetuese, atje ku Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e vendimit të Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në seancë, Mërkuri tha se Kuvendi do të kërkojë rrëzimin e kërkesës së pasi veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen tek veprimet e deputetit.

Ministrja Olta Xhaçka është duke u përballur sot me Gjykatën Kushtetuese pasi një grup deputetësh demokratë, tëe kryesuar nga Gazment Bardhi i kanë kërkuar GJK të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar Kuvendin që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Ajo akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë./Dosja.al

erind merkuri olta xhacka mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll