Politike

Delegacioni i BE: Procesi i negociatave po ecën përpara, sot çelet kapitulli i dytë

Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni thekson se në Bruksel sot kanë nisur takimet dypalëshe

18 Janar 2023, 10:29 Nga f.g
Delegacioni i BE: Procesi i negociatave po ecën përpara, sot
Foto ilustruese

TIRANE- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përshëndetur nisjen e fazës së dytë në procesin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni thekson se në Bruksel sot kanë nisur takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët.

Postimi i plotë:

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara! Dje përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Sot në Bruksel nisën takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.

Urime përfaqësuesve #shqiptarë të përfshirë deri tani dhe vazhdoni punën e mirë. BE-ja do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë në këtë proces!./Dosja.al

bisedimet shqiperi-be

Sondazh

Poll