Politike

Dashamir Shehi: Shqiptarët janë bërë të bezdisshëm në Angli, Rama propagandë enveriste

Dashamir Shehi u shpreh se presioni britanik i drejtohet qeverisë shqiptare, që duhet të marrë disa masa për të frenuar emigrimin, duke nisur nga filtrimi i atyre personave që largohen.

18 Janar 2023, 00:04 Nga k.m.
Dashamir Shehi: Shqiptarët janë bërë të bezdisshëm
Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e cilësoi propagandë enveriste atë të kryeministrit Edi Rama karshi Britanisë së Madhe për problemin me emigrantët shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, në emisionin "Now në Euronews Albania", Dashamir Shehi u shpreh se presioni britanik i drejtohet qeverisë shqiptare, që duhet të marrë disa masa për të frenuar emigrimin, duke nisur nga filtrimi i atyre personave që largohen.

“Qeveria duhet të luajë një rol që të paktën të japë shenja që po e lufton fenomenin. Ne bëjmë propagandë sikur ne jemi lavdia e Evropës dhe po na poshtërojnë. Ne po e poshtërojmë vetë veten tonë. Po mor po, të bezdisshëm janë shqiptarët në Angli, ti s’merr asnjë masë, s’ke asnjë lloj filtri. Ky mund të jetë gabimi i atyre, mund të gjendet një formulë emigrimi legal në këtë periudhë që ata janë nevojë. Por duhet ta pranojmë; në Angli ka bërë strehë një grup, një organizatë kriminale, gjë që s’e ka bërë në Gjermani dhe nga Gjermania nuk reagohet në të njëjtën mënyrë,”- tha Shehi.

dashamir shehi

Sondazh

Poll