Politike

"Çunat e Londrës", Dash Shehi: S'do ngordhi ai djali i fshatit me shatë në dorë

Dashamir Shehi tha se duhet pranuar fakti që një pjesë e mirë e të rinjve që shkojnë në Angli punojnë në shtëpi bari, pasi modeli i pasurimit të shpejtë tek disa individë që ata shohin në Shqipëri, i çon drejt kësaj rruge.

18 Janar 2023, 00:00 Nga k.m.
"Çunat e Londrës", Dash Shehi: S'do ngordhi ai djali
Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tregoi modelin e të rinjevë shqiptarë që shkojnë në Britaninë e Madhe, duke u shprehur se shumica shkojnë për një jetë më të mirë. Në fjalën e tij në emisionin "Now në Euronews Albania", Dashamir Shehi tha se duhet pranuar fakti që një pjesë e mirë e të rinjve që shkojnë në Angli punojnë në shtëpi bari, pasi modeli i pasurimit të shpejtë tek disa individë që ata shohin në Shqipëri, i çon drejt kësaj rruge.

“Mijëra djem atje punojnë në shtëpi bari, por shumica punojnë ndershmërisht. Një pjesë e asaj rinie ikën atje e kriminalizuar nga realiteti shqiptar, sepse drogën ne e kemi bërë sikur të mbjellësh misër. Është krijuar modeli brenda brezit të ri; ai që merret me drogë ka makinën më të mëdha, ka restorantin të luksoz. Nuk do më ai djali i fshatit të mbjellë qepë; këtu do ngordh unë me shatë në dorë thotë. Kështu që ata nisen atje me këtë  model,”- tha Shehi.

dashamir shehi

Sondazh

Poll