Politike

Ministri Lleshaj viziton familjen e ish-efektivit Kol Ndreshaj: Banesa ishte sinonim i lagështirës, një copë muri më ra mbi

13 Shtator 2019, 12:11 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj viziton familjen e ish-efektivit Kol Ndreshaj: Banesa ishte

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës Kol Ndreshaj.

Në fjalën e tij për mediat e pranishme, Lleshaj tregoi lidhur me kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte familja. 

“Banesa e familjes sinonim i lagshtirës, një copë muri ra mbi dorën time. Bashkë me fondacionin gjurmët me ndihmën dhe të policisë së shtetit do rindërtojmë banesat apo ndihmojmë me prioritet familjet e dëshmoreve duke nga kjo banesë, e cila do rindërtohet,“- tha Lleshaj.

I pyetur për zbardhjen e autorit të vrasjës së policit, Lleshaj tha se reforma në Drejtësi do të zbardhë ngjarjen.

“Disa dosje nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në drejtësi do bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale,”-shtoi ministri. 

Atentati ku mbeti i vrarë efektivi Kolë Ndreshaj, u shënua më 29 gusht 2013 në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt”, në fshatin Reç, komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.

Inspektor Kolë Ndreshaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, ishte inspektor në Njësinë Rajonale të Qarkullimit rrugor Shkodër. Në momentin e ngjarjes ai ishte duke u kthyer nga shërbimi, mbi një motor, i veshur me uniformën e policit rrugor. Mbi të ranë breshëri plumbash kur ai ishte rreth 300 metra larg aksit kombëtar Koplik-Shkodër. Trupi i tij i pajetë u gjet nga disa kalimtarë.

Pas vrasjes, Policia e Shtetit vuri në dispozicion një shumë parash prej 5 milionë lekësh për personat që do të jepnin informacion për vrasësit por rasti i tij mbetet ende i pazgjidhur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kol ndreshaj sander lleshaj shkoder kol ndreshaj sander lleshaj shkoder

Sondazh

Poll