Sport

Kupa e 71-të e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani fitojnë bindshëm, Vllaznia, Kastrioti dhe Laçi bëjnë thjeshtë detyrën...

Ndeshjet e kthimit të këtij turi janë planifikuar për t’u zhvilluar më 1 shkurt

17 Janar 2023, 17:40 Nga DOSJA
Kupa e 71-të e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani fitojnë

TIRANE - Janë luajtur sot pesë ndeshjet e para, në dy grupet e turit për 1/8-tat e Kupës së 71-të të Shqipërisë. Ajo që bie të sy është fakti që ‘të mëdhenjtë’ e futbollit shqiptar, edhe pse kanë luajtur në transfertë, kanë fituar, duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Ja dhe rezultatet teknike të pesë takimeve të para të Kupës së Shqipërisë

GRUPI A

Lushnja - Tirana 0-3 (Patrik 10′, 20′, Hila 23′)

Korabi - Partizani 1-3 (Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′)

Bylis - Vllaznia 0-2 (Jonuzi 37′, Kaina 90’+3)

Dinamo - Kastrioti 1-3 (Danaj 4′ / Hasani 13′, Zogaj 51′, Arapi 90′)

GRUPI B

Tomori - Laçi 1-3 (Ismailaj 83′/Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′)

Nesër, duke nisur nga ora 13:00, do të luhen edhe tri ndeshjet e mbetura të grupit B: Apolonia-Kukësi, Skënderbeu-Egnatia dhe Erzeni-Teuta (16:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll