Sport

Rastësia e ‘frikshme’ mes Real Madridit të 2015 dhe atij të sotëm, Ancelotti në qendër...

Tweeter @YihiRM ka vendosur një postim kurioz dhe befasues në llogarinë e tij

17 Janar 2023, 16:20 Nga DOSJA

Rastësia e ‘frikshme’ mes Real Madridit të 2015 dhe atij

SPANJE - Shumë shohin paralele mes asaj që ndodhi me Real Madridin në 2014/15 dhe asaj që po ndodh këtë sezon te ‘los blancos’. Në të dyja rastet, trajneri Carlo Ancelotti ishte në pankinë, duke jetuar sezonin e tij të dytë në klub. 

Në rast se dikush dyshon se situata është manipuluar, tweeter @YihiRM ka postuar një tweet në llogarinë e tij zyrtare për ngjarjet që kanë ndodhur në 2014/15 dhe çfarë po ndodh në 2022/23. 

Ka ngjarje befasuese si fitues i Champions League më 2014 dhe fitues i Champions League tani… Lamtumira e Xabi Alonsos, e 14-ta e Real Madridit në 2014-ën dhe ajo e Casemiros, e cili gjithashtu kishte veshur të 14-tën, vitin e kaluar. Gjithashtu, mos harroni se Real Madrid fitoi ‘El Clasicon’ e parë të vitit 2014 me shifrat 3-1 dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në 2022.

Por sezoni 2014/15 për Real Madridin përfundoi pa fituar asgjë dhe me Ancelottin që u largua nga klubi ‘los blancos’. Do të duhet të shihet nëse kjo do të ndodhë edhe këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll