Sport

Fanela e Leo Messit te PSG si kampion bote, në ankand, mbi 40 mijë €...

Fanela me numri 30 të parizienëve, u shit për një ofertë prej 43.623 euro., tri here më tepër se sa ajo e Mbappe

16 Janar 2023, 19:22 Nga DOSJA
Fanela e Leo Messit te PSG si kampion bote, në ankand, mbi 40 mijë

FRANCE - Lajm i bujshëm nga Le Parisien, i cili tregon se fanela e veshur nga Lionel Messi te Paris Saint-Germain, në ndeshjen e tij të parë që nga rikthimi pas Kupës së Botës, u hodh në ankand për një çmim rekord . 

Në fakt, që nga fundi i nëntorit, PSG ka nxjerrë në ankand uniformat e veshura nga lojtarët gjatë ndeshjeve, e pashmangshme që fanella e parë e Messit si kampion bote të kishte një vlerë të veçantë. 

Fanela me numri 30 të parizienëve u shit për një ofertë prej 43.623 euro. Për të dhënë një ide, në të njëjtin ankand, fanela e Neymar është paguar për më pak se 8 mijë euro, ndërsa rekordin e mëparshëm e ka shënuar Mbappe me rreth 15 mijë. Një e treta e Messit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll