Sport

Peshëngritja shqiptare në dyert e Prokurorisë së Tiranës...

Trajneri Zef Kovaçi denoncon vjedhjen që i është bërë shpërblimit të tij për arritjet e viti të shkuar

16 Janar 2023, 15:30 Nga DOSJA

Peshëngritja shqiptare në dyert e Prokurorisë së

TIRANE - Një karrierë 39-vjeçare e trajnerit të peshëngritjes Zef Kovaçi, që përfundon në dyert e Prokurorisë në këtë fillim pensioni për të. Akzua mbetet e thjeshtë edhe pse e shëmtuar, për vjedhje siç e konsideron ai përvetësimin e shpërblimit që duhet të merrte për aktivitetet, ku ka qenë pjesë si trajner, konkretisht në Kampionati Europian të shkuar, i peshëngritësit Erkand Qerimaj, që u shpall kampion Europe.

“Jam detyruar që të denoncoj në Prokurorinë e Tiranës një vjedhje që më është bërë mua, dinjitetit, djersës dhe mundit tim. Fajtor për këtë punë është trajneri Sokol Bishanaku. Emri i Bishanakut dihet pse është vendosur, është vendosur që t’i merren lekët dhe ato t’i shkojnë Qerimajt”.

Peshëngritja shqiptare në dyert e Prokurorisë së

Ndërkohë, trajneri Kovaçi, thekson se pas Bishanakut ka të tjerë që fshihen për këtë ngjarje.

“Pavarësisht se presidenti i Federatës, Elez Gjoza, në telefonatat dhe mesazhet që unë i disponoj më thoshte që je ti dhe që do t’i marrësh këto lekë, biles Elezi arriti të më thotë që do të marrësh edhe shpërblimin për Lojërat e Mesdheut sepse është puna jote, pasi që nga ajo datë Erkandi nuk ka bërë asnjë garë fatkeqësisht. Dyshoj që mund të jetë edhe ndikimi i Federatës, sepse Elezi me fjalë më thoshte ndryshe dhe me vepra vepronte ndryshe”.

Peshëngritja shqiptare në dyert e Prokurorisë së

Po si përfundoi marrëdhënia e tyre rreth 15-vjecare trajner-sportist, ku në një sport individual një bashkëpunim i tillë tejkalon thjesht marrëdhëniet profesionale.

“Unë nuk kam dashur kurrë t’i hy këtij problem, për abuzime shkeljesh, për devijime mos mbajtje fjalësh, por që detyrohem, sepse jam i parimit që kjo do të jetë një mësim i madh për rininë dhe një mësim i madh edhe për sportistin vetë, që ka bërë këtë shkelje që mos them ndonjë fjalë më të madhe që është mosmirënjohja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll