Sport

Policia në bankën e të akuzuarve! Indonezia hap gjyq për tragjedinë gjatë një ndeshjeje futbolli, ku humbën jetën 135 persona...

Të hënën, një gjykatë indoneziane hapi një gjyq kundër oficerëve të policisë dhe organizatorëve të një ndeshjeje në stadiumin Kanjuruhan në Malang më 1 tetor, ku humbën jetën 135 persona. Ata akuzohen për pakujdesi vrastare.

16 Janar 2023, 11:11 Nga DOSJA
Policia në bankën e të akuzuarve! Indonezia hap gjyq për

INDONEZI - Më shumë se tre muaj pas lëvizjes së turmës që çoi në vdekjen e 135 personave, plus 583 të plagosur, në stadiumin Kanjuruhan në Malang, një gjykatë në Surabaya (Indonezi) hapi një gjyq kundër oficerëve të policisë dhe organizatorëve të takimit midis Arema FC dhe Persebaya Surabaya. 

Gjykata do të dëgjojë akuzat kundër pesë personave, pakujdesia e të cilëve dyshohet se shkaktoi dëmin: tre oficerë policie, një roje sigurie dhe një anëtar i klubit organizator. Gjetjet e hetimit të komisionit indonezian të të Drejtave të Njeriut, tregojnë se policia hodhi 45 bombola me gaz lotsjellës në turmë në fund të ndeshjes, duke shkaktuar panik dhe konfuzion. 

Përdorimi i tepërt i këtij gazi do të ishte, sipas hetuesve, faktori kryesor i lëvizjes së turmës, i rënduar nga dyert e mbyllura, një stadium mbi kapacitet dhe mosrespektimi i procedurave të sigurisë. 

“Nëse ka neglizhencë, gazin lotsjellës duhet të jetë i policisë, jo i yni”,- shprehet avokati i organizatorëve të takimit. Të pandehurit rrezikojnë deri në pesë vjet burg nëse shpallen fajtorë. Joko Widodo, presidenti i Indonezisë, kishte njoftuar prishjen dhe rindërtimin e stadiumit Kanjuruhan. Ndeshjet e futbollit në Indonezi rifilluan në dhjetor, me dyer të mbyllura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll